Ekspertët e pavarur: Malit të Zi i rritet territori me Marrëveshjen e Demarkcionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët e pavarur: Malit të Zi i rritet territori me Marrëveshjen e Demarkcionit

    Insajderi
    24 February 2017 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertët e pavarur kanë filluar prezentimin e të fakteve të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi që bijnë ndesh me ato që i ka prezantuar Komisioni për matjen e territorit.

    Sipas të dhënave të ekspretëve, del se matja e territorit është percjellur me anomali dhe nuk përkon me gjendjen reale.

    Mali i Zi, siç ka thënë deputeti dhe Gjeografi Shpejtim Bulliqi është rritur me territor ndërkaq Kosova humbë territor me demarkacionin.

    “Mali i Zi asnjëherë nuk ka përdorur ndonjë shifër tjetër përveë 13.812 km por pas marrëveshjes se 2015 ajo rritë territorin deri në 13.882.44 km “, tha Bulliqi.

    Ai tha se me këto fakte që po propozojnë po përpiqen të bindin të dyja palët që janë bërë gabime në demarkim.

    “Në këtë hulumtim janë marrë harta publike zyrtare të qeverisë së Malit të Zi. Për verifikim të rezultateve janë përdorur plotë 861 harta zyrtare të Malit të Zi. Si dhe harta dhe dokumente të tjera nga ish-jugosllavia”, tha ai. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark