Ekspertët e Qeverisë rikonfirmojnë se Kosova nuk ka humbur territor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët e Qeverisë rikonfirmojnë se Kosova nuk ka humbur territor

    Insajderi
    24 February 2017 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përmes një konference për media përkujtuan se dita e sotme është e fundit për konsultime lidhur me raportin për matjen e territorit.

    Zëdhënësi Tomor Qela rikonfirmoi edhe një herë se Kosova nuk humbë territor, ndërkaq shtoi se nuk është çështje e kosmisionit se a do ta votojnë deputetët e Kosovës Demarkacionin me Malin e Zi pas konstatimit të tyre se Kosova nuk humbë tokë.

    “Komisioni për matjen e territorit nuk e ka pasur as detyrë dhe as qëllim që të ndihmojë punën e qeverisë për të bindur deputetët për ta votuar Demarkacionin. Ne e kemi pasur për obligim ta dokumentojmë sipërfaqen e Kosovës dhe këtë e kemi bërë, se si do të vendosin politikanët është çështje e tyre dhe ne nuk interferojmë në këtë”, tha ai.

    Qela u ka bërë ftesë të gjithë personave që kanë kundërshtuar këtë proces që të shkojnë në objektin e qeverisë, ku janë ekspozuar materialet dhe ta nxjerrin një përfundim. Ai shtoi se Komisioni ka pasur një shkallë absolute të transparencës.

    Tomor Qela tha se i tërë procesi është monitoruar nga përfaqësuesve të ambasadës së SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark