×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ekspertët: Ende herët për makinat me autopilot

    Insajderi
    03 July 2016 - 03:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për ekspertët, aksidenti tragjik i një makine të prodhuar nga kompania Tesla, shoferi i së cilës mbeti i vrarë në muajin maj, ndërsa ishte duke përdorur funksionin e autopilotit, tregon se industria e automobileve po nxiton pak si shumë me hedhjen e makinave të tilla në treg.

    Mary Cummings, profesoreshë në “Duke University”, shprehet: “Ajo që dimë është se frenat e makinës nuk u përdorën kurrë. Kështu që mjeti e goditi kamionin me shpejtësi të plotë, çka dëshmon se shoferi ishte krejtësisht i pavetëdijshëm për rrezikun”, njofton Tch, transmeton Insajderi.

    Debati mbi çështjen u rindez pasi firma pohoi se aksidenti ka ndodhur në kohën kur po përdorej piloti automatik, çka nxiti një hetim federal mbi sigurinë e këtyre makinave në Shtetet e Bashkuara. Sipas policisë rrugore atje, kamioni goditi makinën ndërsa kjo po kalonte në një autostradë në Florida më 7 maj. Për rrjedhojë, makina e shtyrë nga goditja u përplas me një shtyllë elektriku.

    Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut njoftoi se po kryen një vlerësim paraprak rreth sistemit autopilot në 25 mijë makina Tesla të Modelit S. Sipas firmës, ky është i pari aksident fatal i verifikuar në kohën që përdorej funksioni autopilot. Ideja e një automjeti me autopilot ka ekzistuar që nga viti 1930, por u deshën 80 vjet që ajo të bëhet më popullore dhe praktike.

    Megjithatë, industrisë i mbeten shumë probleme për të zgjidhur para se këto makina mund të ofrohen në treg për përdorim të gjerë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark