Ekspertët japonezë: Qarja një herë në javë është çelësi për një jetë pa stres - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët japonezë: Qarja një herë në javë është çelësi për një jetë pa stres

    Insajderi
    13 November 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse keni shikuar një film që me të vërtet ju ka bërë të qani ose jeni ndjerë të lumtur pastaj, atëherë e dini fuqinë e një sesioni të mirë të qarjes

    Tani duket se Japonia është vazhdimisht duke i inkurajuar fëmijët dhe fuqinë punëtore të gëzojnë përfitime të shëndetit mendor duke qarë.

    Ish- mësuesja e shkollës së mesme dhe e ashtuquajtura ‘namida sensei’ (mësuesi i lotëve) Hidefumi Yoshida ka qenë duke japë ligjërata në shkolla dhe kompani sa i përket rëndësisë së qarjes.

    Ai ka treguar për ‘Japan Times’: “Akti i qarjes është më efektiv sesa qeshja apo fjetja në reduktimin e stresit. Nëse qani një herë në javë, ju mund ta jetoni një jetë pa stres”.

    Në vitin 2014, Yoshida, bashkë me Hideho Aritan, profesor, dhe me disa tjerë, ishin mbledhur për ta rritur vetëdijesimin se si qarja mund të ndihmojë në reduktimin e stresit.

    Japonia, si shumë shtete tjera, së fundmi ka filluar të ballafaqohet hapur me problemet e shëndetit mendor të cilat mund t’i përjetojnë disa individë, transmeton Telegrafi.

    GettyImages

    Megjithëse Japonia njihet si një nga shtetet me përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar, shifrat kanë rënë për 38% qysh prej vitit 2003, por ende mbesin të larta, ku mesatarisht rreth 21,300 raste të vetëvrasjeve raportohen brenda një viti.

    Më shumë se 90% e atyre të cilët tentojnë të bëjnë vetëvrasje vuajnë nga depresioni. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjysma e të gjitha sëmundjeve mendore fillojnë në moshën 14 vjeçare, por shumica e rasteve nuk vërehen dhe nuk trajtohen.

    Vetëvrasja është shkaktari i dytë më i zakonshëm i vdekjeve mes të rinjve të moshës 15 deri 29 vjet.

    Vlen të ceket se në një studim me 30 shtete, shumica e pjesëmarrësve kishin raportuar se ndihen më mirë pasi qajnë, ku më shumë se 70% e psikologëve vazhdimisht u rekomandojnë klientëve të qajnë.

    Trupi i prodhon tri lloje të lotëve: të refleksit, që i pastron acaruesit; lotët e vazhdueshëm, që i mbajnë sytë tonë të lagësht; dhe lotët emocional, për të cilët studimet thonë se sjellin përfitime shëndetësore.

    Ka edhe dëshmi që thonë se qarja e ngadalëson frymëmarrjen, e cila ju ndihmon të relaksoheni dhe e stimulon prodhimin e endorfineve – hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark