Ekspertët i quajnë 'mashtrime' argumentet e Komisionit Shtëtëor për planet hapësinore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertët i quajnë ‘mashtrime’ argumentet e Komisionit Shtëtëor për planet hapësinore

    Insajderi
    15 August 2016 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi i ekspertëve që po kundërshtojnë Demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar ndaj një kumtese të Komisionit Shtetëror që ka ripërsëritur qëndrimin se me planet e veta, katër komuna të anës së Dukagjinit nuk kishin kundërshtuar këtë vijë kufitare.

    Në deklaratën e lëshuar për medie, grupi i ekspërtëve thonë se argumenti i Komisionit Shtetëror me plane hapësinore për demarkacion është një mashtrim.

    Ata kanë thënë se reagimi i tyre nuk ka asgjë personale dhe partiake, përveç se dëshirohet të kontribuohet në sqarimin e shumë pyetjeve në lidhje me demaskimin e vijës kufitare Kosovë-Mali i Zi.

    Reagimi i plotë i Grupit të Ekspertëve për Demarkacionin me Malin e Zi:

    Ka disa ditë që komisioni shtetëror për demarkacion po shfaqet me komunikatë të njëjta. Komisioni si duket krejt demarkacionin e ka përfunduar duke u bazuar në plane zhvillimore të komunës së Pejës të pas lutës së vitit 1999. Po harrohet se vija kufitare e Kosovës me shtete tjera duhet të jeta ai deri me 31/12/1988. Duke u bazuar në këtë datë i tërë arsyetimi i caktimit të vijës kufitare në përputhje më planet zhvillimore të periudhës së pas vitit 1999 është e kotë dhe jo logjike. Nga kjo rrjedhin një mori pyetje që dikush duhet të jap përgjigje si:
    1. Kush nga komisioni do të arsyetojë kufijtë e Kosovës dhe komunës së Pejës nga planet hapësinore dhe komunale para 31/12/1988. A ka ndonjë politikan që do të kërkoj publikisht nga komision se si u modifikuan këta kufij zyrtar të Kosovës nga kjo periudhë.
    2. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që duhet të sqarohet para opinionit se kufijtë e planeve hapësinore dhe zhvillimore të para dhe pas vitit 1999 kanë ndryshime të mëdha territoriale dhe të arsyetohet se kufijtë e pas vitit 1999 janë shumë më të favorshëm për Kosovën se ata para vitit 1999.
    3. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror se pse për demarkacion nuk është marr harta e komunave kadastrale të KSA të Kosovës të vitit 1974 e cila ka tjetër sipërfaqe të Kosovës dhe Pejës në krahasim me atë të pas vitit 1999.
    4. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror arsyen se pse hartat e SHBA-së, Britanisë së Madhe të para vitit 1999 dhe harta e zyrtare e Malit të Zi deponuar me 28/02/2014 në Adriatik Atllas (e financuar nga BE) etj, përputhen komplet me hartën e komunave kadastrale të KSA të Kosovës të vitit 1974 e jo me vijën kufitare që e ka bërë komisioni me demarkacionin e ri.

    A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkojë nga komisioni shtetëror arsyen se pse hartat e Banovinës së Zetës e që janë harta të Kralevinës së mbretërisë Serb-Kroate-Sllovene janë më të mira për territorin e Kosovës se sa hartat e ish Jugosllavisë së Titos.
    6. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkoj nga komisioni shtetëror arsyen se pse ana malazezë nuk ka ofrua harta kadastrave ku parcelat individuale do të përputheshin me parcelat nga ana e Kosovës përgjatë tërë vijës kufitare Kosovë – Mali i Zi.
    7. A ka ndonjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës që do të kërkoj nga komisioni shtetëror arsyen se pse po manipulon me sipërfaqen e Kosovës dhe komunës së Pejës e nuk po sqaron fakti se sipërfaqja e Malit të Zi po rritet nga 13812km2 në 13878km2, edhe pse u tentua të manipulohet me sipërfaqen e liqenit të Shkodrës, duke mos ditë sipërfaqen e saj.

    9. Shumë përgjigje të pa sqaruara presin deputetet dhe opinioni ne përgjithësi para se të vendoset për vijën përfundimtare kufitare të Kosovës, sepse kjo vijë njëherë vendoset e për qindra vite nuk modifikohet. Deputetet dëshirojnë sqarime në qindra pyetje, sepse ata do ta bartin barrën e këtij vendimi mbi supet e tyre gjatë gjithë historisë personale dhe kombëtare.
    Do të vijojnë edhe pyetje tjera.

    Grupi i Ekspertëve të Pavarur

    eks ekspe ekspert eksperte

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark