Dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë sot në Bruksel, në nivel ekspertësh, bën të ditur zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Siç bën të ditur kjo zyre, bisedimet dy-ditore do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, dhe do të trajtohen të gjitha temat e e pazgjidhura në bisedimet e mëparshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, raportojnë mediat në Serbi.