Eksperti britanik: Zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë demarkimi i kufijve si në Irlandën Veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti britanik: Zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë demarkimi i kufijve si në Irlandën Veriore

    Insajderi
    10 February 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i Shkollës së Ekonomisë dhe Politikës në Londër, James-Ker Lindsay, tha për portalin European Western Balkans se ekzistojnë dy zgjidhje të mundshme për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë – “ndarja ose autonomia e fortë për komunitetin serb” – edhe pse, siçu shpreh ai, “është për të ardhur keq që ka zëra kundër të dyja zgjidhjeve”, transmeton Insajderi.

    “Tani, kur gjithçka thuhet dhe bëhet, besoj se është në interesin më të mirë të të gjithëve që të ecim përpara. Një Kosovë e pavarur nuk është e mirë vetëm për Kosovën, por edhe për Serbinë. Pyetja është se si mund ta pranojë Serbia këtë? Kjo është një pyetje kyçe që nuk mendoj se po trajtohet”, tha Lindsey.

    Lindsay vlerësoi se modeli dy-Gjermani, për të cilin po flitet, nuk mund të funksionojë.

    Ai model parasheh që Serbia ta pranojë Kosovën në Kombet e Bashkuara, por nuk e njeh si shtet të pavarur. “Sinqerisht, nuk ka asnjë vlerë për Serbinë”, tha Lindsay.

    Ai beson se do të ishte më mirë që Serbia ta pranojë vetëm pavarësinë e Kosovës, se sa të pranojë modelin sipas të cilit Kosova njihet në pjesën tjetër të botës, përveç Serbisë, sepse në atë rast ajo duket e “mjerë dhe mjaft budallallëk”.

    Lindsey theksoi se një mundësi u humb disa vite më parë, kur pati një “dialog interesant” midis Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit Hashim Thaçi dhe kur Berlini dhe Londra hodhën poshtë disa “ide interesante që ishin në tryezë”, transmeton Insajderi.

    E di që ka pasur zhgënjime në Beograd dhe Prishtinë – dhe me të drejtë, shtoi Lindsey, i cili deklaron se një lloj kompromisi mes dy palëve do të jetë i nevojshëm.

    Ka dy opsione të dukshme, thekson Lindsay, duke përmendur ndarjen dhe autonominë për serbët e Kosovës si zgjidhje.

    Ndarja mund të zyrtarizohet me një demarkacion të rënë dakord të kufijve ose në mënyrën që është në rastin e Irlandës së Veriut.

    Kjo është një situatë në të cilën veriu i Kosovës është nën kontrollin e Serbisë dhe të gjithë duhet ta pranojnë se ky është realiteti në terren, ka theksuar ai.

    Nëse kjo nuk është opsion, tha Lindsey, alternativa është krijimi i një lloj autonomie për serbët e Kosovës, ose me fjalë të tjera, realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Ajo që është për të ardhur keq është se keni zëra që duan të parandalojnë të dyja opsionet. Njerëzit thonë se nuk mund të kemi rregullime territoriale. Në rregull, por le të shohim opsionet që do t’u japin serbëve autonomi të konsiderueshme brenda Kosovës, diçka që Beogradi është i gatshëm ta pranojë. Pastaj ke të tjerë që thonë se është kundër kushtetutës. Është sikur ata nuk duan ose nuk janë të interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark