Një biznesmen brazilian, me lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo. Tre të tjerë mbetën të plagosur.
Antonio Vinicius Gritzbach kishte pranuar së fundmi një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët vendas për të dhënë informacion në lidhje me Primeiro Comando da Capital (PCC) – ose Komandën e Parë të Kapitalit. Si rezultat, ai mori kërcënime me vdekje nga banda.
Bizmesmeni u qëllua me automatik nga dy persona të maskuar me kapuç, të cilët dolën nga një makinë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit. Gritzbach, një ish-anëtar i PCC, hodhi çantën e tij dhe u përpoq të ikte por ai u qëllua shumë herë dhe vdiq në vendngjarje.
Gritzbach kishte pranuar t’u tregonte zyrtarëve se si e ndihmoi grupin të pastronte miliona dollarë. Në këmbim, prokurorët i kishin ofruar atij falje gjyqësore dhe ulje të dënimit për pastrim parash./abcnews.al