Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka kritikuar Inspektoratin e Policisë së Kosovës për rastin e therjes në Ferizaj, duke përmendur edhe një polic për “gabimin” e arrestimit, shkruan Insajderi.
Sipas tij, lënia në liri e dorasit derisa u vet-dorëzua flet për performancën e dobët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në vend.
“Vonesa e IPK-së, për të rekomanduar minimalisht suspendimin e rreshterit për krime të DRF në Ferizaj, si dhe zyrtarëve të PK në stacionin e Ferizaj, për ekspozimin e rrezikut të qytetarëve të Ferizaj nga sulmuesi F.I. i cili u la i lirë deri sa është vetëdorzuar, është një tjetër performancë e dobët e institucionëve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë,” shkroi ai në Facebook.
Elezi ka përmendur rreshterin e Policisë në Ferizaj, duke thënë se është njohur personalisht me të arrestuarin e parë, e që doli të mos jetë dorasi.
“Policia e Kosovës, DRF, për shkak të jofrofesionalizimit të skajshëm, apo përfshirjes së qëllimshme, ka arrestuar dhe dhunuar fizikisht qytetarin Ekrem Sadiku i cili poashtu është njohur personalisht me rreshterin e DRF në Ferizaj K.C i cili ka urdhëruar dy zyrtarë të stacionit policor në Ferizaj për arrestimin e Ekrem Sadiku-ut,” tha ai.
Sipas tij, IPK, fillimisht duhet rekomanduar suspendimin e këtyre zyrtarëve policor, dhe pastaj të zhvilloj hetime, nëse janë kryer vepra penale nga ana e zyrtarëve policor të Kosovës DRF.