Eksperti i sigurisë ka një pyetje për ministrin Sveçla – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i sigurisë ka një pyetje për ministrin Sveçla

    Insajderi
    31 August 2023 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala përrmes një postimi në facebook ka pyetur ministrin Xhelal Sveçla ironikisht “a je në detyrë?”.

    Shala ka shkruar se kanë kaluar shtatë muaj dhe ende nuk janë ekzekutuar shtesat për rrezikshmërinë e policëve të Kosovës.

    “Është në interes të publikut të dihet se si do ta trajtojë Ministria e Punëve të Brendshme këtë pjesë ku dihet që ata ( niveli politik ) krenohen me oficerët tanë që janë në veri, jug , lindje e përendim duke mbrojtur territorin e Kosovës dhe duke rrezikuar jetën e tyre si rezultat i një vendimi politik !”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Ministër a je në detyrë ?

    Ku janë shtesat e Policisë !

    Kemi hyrë në muajin e shtatë që nuk janë ekzekutuar shtesat për rrezikshmërinë e policëve të Kosovës.

    Është në interes të publikut të dihet se si do ta trajtojë Ministria e Punëve të Brendshme këtë pjesë ku dihet që ata ( niveli politik ) krenohen me oficerët tanë që janë në veri, jug , lindje e përendim duke mbrojtur territorin e Kosovës dhe duke rrezikuar jetën e tyre si rezultat i një vendimi politik !

    Pra, a duhet të kemi një vendim politik o “ministër” që këta zyrtarët tanë të marrin atë që kanë pasur deri tani dhe të mos luajmë me dinjitetin e tyre dhe ju duhet të mendoni se edhe këta zyrtarë kanë fëmijët e tyre që janë në shkolla, janë kryefamiljar etj.

    Por mbase ky “Ministër i filmave aksion” nuk e ka kuptuar ende se punonjësit e policisë punojnë për pagen e tyredhe se shteti ka detyrim t’u sigurojë të gjitha përfitimet e tyre , mbase sigurim shëndetsor nuk jau banem, as penzionimin e parakoshem athere minimalja janë shtesat për rrezikshmërinë në detyrë.

    I bëj apel punonjësve të policisë që herën tjetër që të shihni “Ministrin” të ktheni shpinën dhe të mos pranoni të bëni foto me të, sepse nëse ky person nuk ju respekton me vendime që e atakojnë mirëqenien tuaj, si mund t’ju mbrojë dhe te lufton për juve .

    Ministri jep dorëheqjen dhe i bën mirë:

    – Ministrisë

    – Policisë

    – Dhe mekanizma të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark