×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i sigurisë në Serbi: Kosova nuk di si të bëhet shtet

    Insajderi
    03 January 2021 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta serbe “Novosti” ka sjell një pjesë të intervistës që Xhevad Galijasheviç ekspert i sigurisë në Serbi ka dhënë për “Kosova-online”, ku ai deklaron se Kosova nuk është e aftë të formulojë asnjë lloj sovraniteti.

    Ai kishte thënë se zgjedhjet do jenë të ngarkuara me elemente kundër serbe dhe përkundër mbështetjes nga perëndimi, Kosova nuk është shtet dhe nuk di nëse do të bëhet.


    Galijasheviç tha se zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë do të jenë të ngarkuara me faktin se përkundër mbështetjes nga perëndimi – Kosova nuk është shtet dhe nuk dihet kur mund të bëhet shtet.

    Ai ka thënë se përcaktimi i politikanëve shqiptar dhe shumicës popullore përfaqëson burimin e të gjitha problemeve të sigurisë dhe krijojnë një situatë të tillë politike në të cilën fitojnë ata që ofrojnë opsionet më zë këqija nga këndvështrimi i integritetit shtetëror tw Serbisë dhe paqes në atë pjesë të Ballkanit.

    “Kështu pritet të duken edhe zgjedhjet pasuese në Kosovë”, konsideron Galijasheviç.

    Sipas tij Kosova me shumicën dominuese shqiptare përherë do të jetë vetëm hapësirë që nuk është e aftë të artikulojë ambiciet që të jetë shtet.

    Ai konsideron se në ndërgjegjen ekzistuese politike Kosova nuk është e zonja që të formuloj çfarëdo forme të sovranitetit, bile as në raport me mbrojtësit e vetë , vendet e NATO-së si ShBA, Gjermania, Turqia etj….

    Ndërsa në pyetjen a është e mundshme përtëritja e idesë së “Shqipërisë së Madhe”, Galijasheviç thotë se, “Kosova është okupuar edhe e marr me forcë që përherë do të jetë në shkëputje mes dy synimeve shqiptare – që të vazhdoj të sfidojë Serbinë si protektorat i NATO-së apo që të bashkohet me Shqipërinë”.

    “Edhe njëra edhe mundësia tjetër është tërheqëse për politikanët shqiptar të Kosovës, sepse ndajnë Kosovën nga kultura fetare, historike dhe politike nga ama – Serbia. Në këtë fazë ky është qëllimi kryesor që sipas shqiptarëve ka të drejtë të realizohet me forcë”, thotë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark