Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka folur në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur çudi shpëtimin e tij.
Musliu u shpreh se nuk e di se çfarë e shpëtoi ish-presidentin, por sipas tij, plumbi me të cilin u gjuajt Trumpi është shumë i shpejt dhe shkatërrues.
“Me gjithë eksperiencën që e kam, kjo është çudi me të vëetetë, sepse ai plumb që është shkrepur prej asaj pushke, është aq i shpejtë, aq shkatërrues që është e tmerrshme dhe të kaloj vetëm me një grith në vesh.
“Është me të vërtetë çudi, çudi prej Zotit, po edhe çudirat ndodhin, por po them që është shumë i shpejtë, shumë shkatërrues është municion ushtarak i cili përdoret në luftë”, u shpreh ai ne Klan Kosova.
Musliu foli edhe për snajperistin, duke thënë se në momentin që ai e ka dëgjuar shkrepjen, ka reaguar menjëherë dhe kjo sipas tij është shkëmbim i zjarrit mes dy pozicioneve.
“Në momentin kur snajperisti e ka dëgjuar apo e ka parë shkrepjen, ka reaguar menjëherë, do të thotë kjo është shkëmbim i zjarrit mes dy pozicioneve”.
“Për mendimin tim në momentin kur detektohet në këto rrethana një i armatosur i paautorizuar, në afërsi të personit të ruajtur, nëse instinkti i thotë dhe trajnimi që e ka kaluar ky snajperit që të gjuaj dhe aty nuk ka konfirmim apo leje, çdo rrezik eliminohet”, u shpreh tutje ai.