Agjencia e Statistika te Kosovës ka publikuar te dhënat për eksportin dhe importin e mallrave për muajin Prill te vitit 2016.
Sipas këtyre të dhënave tregohet për një deficit tregtar më të lartë prej 227,6 milionë eurosh, ose për 16.1% në muajin prill 2016, krahasuar me deficitin prej 196,1 milionë Euro e periudhës së njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin me 9.2%.
Sipas komunikatës dërguar nga ASK, eksporti i mallrave në muajin prill 2016 kishte vlerën 23,0 milionë Euro, ndërsa importi 250,7 milionë Euro, ku është një rënie prej 16.9%për eksport krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Në anën tjetër, sipas ASK-së, ka rritje të importit me 12 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Artikujt me te eksportuar kane qene metalet baze ku e përbejnë rreth 34.3 %, 10 % ushqimet, pijet dhe duhani, 3.5 % artikujt bimore, e të tjera.