Ekspozita “I ikuri” me 12 piktura nga Engjëll Berisha - Insajderi
×
Kulturë

Ekspozita “I ikuri” me 12 piktura nga Engjëll Berisha

Insajderi
10 February 2017 - 10:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

12 pikturat e artistit janë punuar brenda katër viteve të fundit të cilat do të prezantohen nëpërmjet një ekspozite, gjatë ditës së sotme, shkruan KultPlus.

Është ekspozita e parë personale e artistit Engjëll Berisha, i cili do të prezantohet me 12 piktura, të cilat i ka futur nën emërtimin “I ikuri” e që do të prezantohen sot, prej orës 17:00 në Hani i 2 Robertëve, shkruan KultPlus.

I ikuri është auto-portret i cili qendron si realitet brenda kokës së artistit që reflekton mbi ballafaqimin e tij drejt kerkimit të vetëvetës, si reflektim i fazës së femijërisë së hershme në Kosovën e pas-luftës. Kjo ngjarje fillon në orën 17:00 të premtën, e cila do të jetë e shoqëruar me një koktej rasti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark