Nëpërmjet gërshetimit të punës hulumtuese, fotografisë dhe një koncepti kuratorial kreativ, ekspozita synon që të cyt punën e institucioneve publike, politik-bërësve dhe akterëve tjerë në fushën Drejtësisë Tranzicionale drejt zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Qëllimshëm e vendosur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ekspozita mëton të rezonojë mesazhe të fuqishme simbolike rreth asaj se në cilin drejtim graviton përgjegjësia më e madhe në raport me punën drejt zbardhjes së fatit të të pagjeturve.
Ekspozita hapet në orën 18:00