×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ekspozitë kushtuar Pavarësisë së Kosovës në Zvicër

    Insajderi
    28 January 2017 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për nder të Pavarësisë së Kosovës, ansambli “Trojet”, ka organizuar ekspozitë, ku do të marrinë pjesë dhjetë artisë shqiptarë.

    “Ansambli “Trojet” për të gjithë artdashësit në Zvicër organizon ekspozitë kolektive të artit pamor kushtuar Pavarësisë së Kosovës”, shkruan KultPlus.

    Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë si: Idriz Berisha, Arsim Berisha, Marigona Toma, Abetare Berila, Gani Bytyqi, Drita Kengji, Valentina Mareci, Mal Myrtaj, Bashkim Beqiri dhe Agron Bajrami, do të prezantohen në këtë ekspozitë me pikturë, skulpturë dhe pirografi.

    Kjo ekspozitë nuk ka pasur ndonjë temë të caktuar andaj artistët kanë qenë të lirë të prezantojnë punimet e tyre.

    Ekspozita do të mbahet më datë 18 shkurt, duke filluar nga ora 17:00, në hotel Zentrum Toss, hyrja është e lirë për të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark