×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ekspozitë virtuale për refugjatët

    Insajderi
    11 October 2016 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 65 milionë njerëz në mbarë botën janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një krizë globale të refugjatëve, sipas organizatës Mjekët pa Kufij. Organizata ndërkombëtare humanitare ka hapur një ekspozitë në Uashington, për të ndihmuar qytetarët amerikanë të kuptojnë gjendjen e refugjatëve.

    Vizitorët që shkojnë në ekspozitë marrin identitetin e një refugjati, apo një personi të zhvendosur. Ndërsa lëvizin nga një ndalesë në tjetrën, u duhet të marrin vendime të vështira.

    “Imagjinoni se po ikni nga shtëpia juaj. Imagjinoni se po ikni nga vendi tuaj, dhe do merrni pesë gjëra me vete. Foto familjare, çelësat. Shpresoheni se do të ktheheni, apo jo? E pra, nuk jeni të vetmit. Shumë refugjatë mbajnë çelësat e shtëpive të tyre me vete” thotë cicëronja.

    Vizitorët inkurajohen të ulen në një gomone, e prodhuar për të mbajtur 7 persona.

    “Në gomone të tilla zakonisht hypin 60 njerëz për të udhëtuar nga Turqia në Greqi”.

    “Mjekët pa Kufij” dëshiron që amerikanët ta kuptojnë më mirë gjendjen e refugjatëve të cilët detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre.

    “Ne kemi nevojë për të rritur ndërgjegjësimin. Kemi nevojë të tregojmë faktet. Kemi nevojë të sjellim historitë nga terreni dhe të ndajmë përvojat tona”, thotë Chris Tsarra nga “Mjekët pa Kufij”.

    Ekspozita përpiqet të krijojë një lidhje mes refugjatëve dhe amerikanëve, të cilët mund të shohin pak arsye për t’u shqetësuar për krizën globale të refugjatëve.

    “Njerëzit mund ta injorojnë krizën se është shumë larg, duke menduar që nuk është aq keq. Dhe sidomos në qoftë se ata nuk shohin politikanët, oseudhëheqësit të merren me të. Është e lehtë të injorohet”, thotë Katherine Baer, një vizitore e ekspozitës.

    “Unë nuk mendoja më parë se kishte rëndësi të madhe, por tani e shoh se është shumë e rëndësishme dhe shumë njerëz janë me të vërtetë në vështirësi” , thotë Alexandra, një tjetër vizitore e ekspozitës.

    Pas Uashingtonit, ekspozita do të hapet në qytetet Boston, Pitsburg dhe Filadelfia. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në mes të nëntorit./VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark