Ekspozohet gjurma e gishtit të Leonardo Da Vincit - Insajderi
×
Kulturë

Ekspozohet gjurma e gishtit të Leonardo Da Vincit

Insajderi
02 February 2019 - 14:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh, janë organizuar 12 evente në Britaninë e Madhe.

Disa vepra të tij që janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës, do të ekspozohen në qytetin e Uellsit, përfshirë një vizatim në të cilin janë të dukshme gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë të Leonardo Da Vincit.

Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma është “Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave”, një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s.

Nuk është hera e parë që vërehet një gjurmë e Leonardos në veprën që ai ka lënë pas, por kjo është hera e parë që bëhet një studim i hollësishëm mbi të.

“Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, thonë studiuesit.

Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark