Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspozonte armën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë

    Insajderi
    13 May 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua është dërguar në stacionin e policisë në Pejë nën dyshimin për posedim pa leje të armës.

    Kjo, pasi që e njëjta dyshohet ta ketë ekspozuar armën në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lidhur me rastin, janë konfiskuar një revolem e 148 fishekë.

    Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt, njofton PK’ja.

    “Pejë / 30.04.2024 – 22:15. Me datë 12.05.2024 njësiti i hetuesisë ka shoqëruar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta në rrjete sociale ka ekspozuar një revole. Në lidhje me rastin është konfiskuar një revole me 148 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark