Ekstradohen tre shqiptarë në Itali, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohen tre shqiptarë në Itali, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale

    Insajderi
    12 June 2025 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë organizatash kriminale janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali.

    Bëhet fjalë për një 40 vjeçar, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

    Për një 41-vjeçar, i cili akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

    Në treshen e cila u ekstradua  për llogari të Italisë është dhe një 33-vjerçar, i cili pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark