×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte duke punuar si këngëtare- valltare”, ekstradohet në Kosovë Sead Halilaj i kërkuar për vrasjen e 19-vjeçares në vitin 2013

    Insajderi
    31 August 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se është ekstraduar nga Britania, Sead Halilaj. Ai ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Prizren  04.06.2013, NN. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me datën 30.08.2024 është ekstraduar nga Britania dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, për rastin e vrasjes e 19-vjeçares në vitin 2013 në Prizren.

    Për çka akuzohet Sead Halilaj?

    Sead Halilaj dhe Sead Kullaj, akuzohen për vrasje një vajze. E njëjta ishte motra e Kullajt.

    Senad Kullaj nga Shkodra akuzohet se në vitin 2013, në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta në mënyrë mizore motrën Ingrid Kullaj, i shtyrë nga motive të ulëta.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2013 në Prizren, ku viktima Ingrid Kullaj është vrarë në mënyrë mizore nga  vëllai i saj Senad Kullaj, ka ndodhur ndërmjet orës 03:00 dhe 06:00 të mëngjesit, kur i akuzuari Senad Kullaj sipas aktakuzës së bashku me Sead Halilajn kanë ardhur për ta vizituar viktimën Ingrid Kullaj, e cila ishte duke punuar si këngëtare- valltare në Mitrovicë, të njëjtit janë takuar në Prizren.

    Sipas aktakuzës pasi që i akuzuari Senad Kullaj pasi që nuk ishin pajtuar me motrën Ingrid lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, i akuzuari Senad Kullaj papritmas me thikë me teh 21.3 centimetra, fillon ta godas motrën në pjesë të ndryshme të trupit, në shpinë, disa herë në kokë e në qafë.

    Sipas aktakuzës nga goditje me thikë në pjesët e përparme të qafës, viktimës iu kishin dëmtuar rrugët e ushqimit, dhe të frymëmarrjes dhe kishte këputur enët e gjakut dhe nervat në atë pjesë, me ç’rast ka ardhur deri të vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e shumta prerëse e shpuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark