Zëdhënësi i Prokurorisë ka thënë se rastin ndaj Gleb Grozovsky, po e hetojnë një ekip në Shën Petersburg, shkruan rel.
Grozovsky po akuzohet për ngacmimin e disa fëmijëve nën moshën 14 vjeçare. Ngacmimet thuhet se kanë ndodhur në një kamp për fëmijë ortodoks, në ishullin Kovents të Rusisë, në verën e vitit 2011.
Hetuesit thonë se veprime të ngjashme, ky prift kishte kryer edhe në një kamp veror të fëmijëve në Greqi në vitin 2013.