Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për “Vjedhje të rëndë”, dërgohet në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Austria në Kosovë një person i kërkuar për “Vjedhje të rëndë”, dërgohet në burg

    Insajderi
    18 July 2025 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” është ekstraduar nga Austria në Kosovë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

    Policia e Kosovës njofton se ekstradimi është realizuar rreth orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

    I kërkuari ishte nën hetim me dy urdhëresa aktive të gjykatës dhe pas pranimit nga Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave i stacionit policor në Podujevë, ai është dërguar menjëherë për vuajtjen e dënimit prej një viti e gjashtë muajsh burgim.

    “Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore. Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit (1 vit e 6 muaj)”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të shpallur në kërkim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark