Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e një të dyshuari nga Gjermania për në Kosovë për vuajtje të dënimit.
Përmes raportit ditor, policia njofton se personi dyshohet për vepra të ndryshme penale, shkruan Insajderi.
“Aeroporti Prishtinë 16.10.2024. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është ekstraduar nga Gjermania në bazë të urdhëresave të lëshuar nga gjykatat për vepra të ndryshme”, thuhet në raport.
“I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”. /Insajderi.org/