Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për “vrasje në tentativë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar për “vrasje në tentativë”

    Insajderi
    21 August 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar është ekstraduar nga Italia një i dënuar me 20 muaj burg për veprën “Vrasje në tentativë”.

    Bëhet fjalë për F.Xh., 34 vjeçar nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, me qëndrim të përkohshëm në Itali.

    “Ekstradimi është kryer në bazë të Urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPK). I njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim.

    Aty bëhet me dije se  i ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

    “Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark