Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të drogës në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të drogës në Pejë

    Insajderi
    27 January 2025 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Erion Etemaj, i dyshuari për kultivimin e drogës në Pejë, është ekstradua të hënën nga Shqipëria në Kosovë.

    Burimet e Insjaderit thanë se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Erion Etemaj ishte arrestuar në Republikën e Shqipërisë, me urdhër të Prokurorit Ersan Qavolli, me 21 nëntor të vitit 2024.

    Erion Etemaj ishte në mesin e 9 personave ndaj të cilëve ishte lëshuar urdhër arrest  nga Prokuroria e Pejës pasi u kapen më plantacion të kanabisit në vlerë 5 milionë euro në një fshat të Pejës.

    Aksioni anti-drogë ishte zhvilluar me 27 shtator në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.

    Insajderi kishte arritur të siguronte informacione se si ka funksionuar grupi.

    Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.

    Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.

    Në vendin e ngjarjes Policia ka arritur të sekuestroj telefonin e të arrestuarit, i cili pritet të egzaminohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark