Indrit Taullai është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se 46-vjeçari është një ndër tre shqiptarët e ekstraduar gjatë orëve të fundit nga jashtë për në vendin tonë.
Taullai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit.
Bashkë më Taullain janë ekstraduar edhe Gjergji Çollaku nga Gjermania si dhe Ahmet Isufaj, i cili është dërguar nga Shqipëria në Kosovë.
Ndaj Çollakut është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, kurse Isufaj është ekstraduar në Kosovë me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata Themelore Prishtinë, për veprat penale “Krim i organizuar ” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.