Ekuador, së paku 272 të vdekur nga tërmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ekuador, së paku 272 të vdekur nga tërmeti

    Insajderi
    18 April 2016 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i të vdekurve nga tërmeti në Eukador ka arritur në 272, kanë njoftuar autoritetet vendase, duke shtuar se rreth 1500 të tjerë janë lënduar.

    Tërmeti prej 7,8 ballësh goditi më rëndë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet.

    Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa ndërpreu vizitën e tij në Itali për t’u kthyer në vend dhe për t’u përballur me këtë krizë. Ai shpalli gjendjen e emergjencës dhe tha se prioriteti është gjetja e të mbijetuarve, shkruan BBC.

    Mediat vendase thonë se shtrirja e dëmeve është e jashtëzakonshme dhe si shembull marrin rastin e një ure që u shemb nga tërmeti 300 kilometra larg epiqendrës. Ky ishte tërmeti më i fortë në Ekuador që prej vitit 1979.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark