Ekuadori i ndërprenë energjinë elektrike Julian Assanges – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ekuadori i ndërprenë energjinë elektrike Julian Assanges

    Insajderi
    18 October 2016 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wikileaks ka hedhur një akuzë të fortë ndaj shtetit të Ekuadorit, i konsideruar një ndër aleatët e saj më të rëndësishëm.

    Kjo, pasi ka qenë pikërisht ambasada ekuadoriane në Londër që i ka prerë lidhjen e internetit themeluesit të saj Julian Assange.

    Ironia e gjithë kësaj qëndron në faktin se Assange prej disa vitesh jeton në ambasadën ekuadoriane si refugjat politik.

    Ka qenë faqja e themeluar prej tij përmes një njoftimi në Tëitter që ka ngritur gishtin e akuzës, një ditë pasi kishte etiketuar si fajtorë SHBA dhe Britaninë.

    Megjithatë, Ëikileaks ka lënë të kuptohet se prapa vendimit të Ekuadorit mund të ketë qenë dora e Uashingtonit, pasi ndërprerja e lidhjes së internetit ndodhi të shtunën e kaluar, pak pasi faqja kishte publikuar fjalimet e Hillary Clinton për Goldman Sachs.

    Selia diplomatike e vendit amerikano-jugor në Londër ka përgënjeshtruar çdo formë komploti. “Do të vazhdojmë ta mbrojmë Julian Assange dhe t’i ofrojmë azilin politik që i garantuam në vitin 2012”, ka deklaruar një burim i ambasadës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark