Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni grek në Athinë, ishte martuar me shqiptare pak muaj më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi biznesmeni grek në Athinë, ishte martuar me shqiptare pak muaj më parë

    Insajderi
    07 February 2024 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ekzekutuar në Athinë Kristos Jalias, një biznesmen i njohur në tregtinë e mishit dhe bojërave.

    Atentati ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën industriale të Athinës e quajtur Mandra, 20 km në veri-perëndim të kryeqytetit të vendit.

    Policia thotë se ndaj viktimës u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe në vazhdim makinës së viktimës iu vu zjarri.

    Pak metra me tej u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Jalias.

    Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas.

    Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

    Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash.

    Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij.

    Policia thotë se dy janë pistat e hetimit. Ajo e larjes së hesapeve mes bandave të kontrabandës së cigareve që operojnë në zonën e Elefsine ose pista e prishjes së bizneseve me partnerët e tij shqiptare në bizneset që ai kryente me vendin tonë.

    Viktima ka qenë ortak jo zyrtar me Thimio Dobroniku, një shtetas shqiptar i ekzekutuar pak muaj më parë në Faliro të Athinës.

    Dyshohet se pista kryesore është kontrabanda e cigareve dhe me gjasa autoret janë bandat e gjeorgjianëve që po ekzekutojnë gjithë eksponentët e mafies së trafikut të cigareve kontrabandë në Athinë./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark