Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në fshatin Sheq në Fier, paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të fshatit Sheq, pranë tregut.
Paraprakisht mësohet se janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa një person është gjetur i pajetë me dy plumba brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”. Identiteti i viktimës ende nuk dihet.
Sakaq, Policia e Shtetit ka rrethuar të gjithë zonën dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.