Ekzekutohet në Beograd “Eskobari”, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ekzekutohet në Beograd “Eskobari”, ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi

    Insajderi
    09 March 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.

    Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara.

    Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.

    Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.

    Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë.

    Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark