Ekzekutori ishte djali! Policia zbulon detajet e ngjarjes së rëndë në Durrës: E gjithë familja e përfshirë në krim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekzekutori ishte djali! Policia zbulon detajet e ngjarjes së rëndë në Durrës: E gjithë familja e përfshirë në krim

    Insajderi
    23 February 2024 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre fëmijët e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, janë arrestuar në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.

    Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita deklaroi se pas veprimeve hetimore të kryera, u arrit në përfundimin se vrasja e krye nga djali i madh i Pëllumb Metës, me armë zjarri, në bashkëpunim me vajzën 19-vjeçare.

    Ndërkaq, në pranga u vu edhe djali tjetër, Amarildo Meta 24-vjeç, teksa bashkëshortja do të hetohet në gjendje të lirë.

    “Më 22 shkurt, nga tërësia e veprimeve hetimore, u arrit të gjendet edhe trupi i viktimës, ishte i varrosur në afërsi të banesës, u krye zhvarrimi i tij, u  transportua dhe pas ekspertizës u konkludua  se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e siguruara nga të gjithë veprimet hetimore, u arrit që të gjendeshin provat. U arrestua Hysen Meta, 24 vjeç, shtetasja 19 vjeç, të dy fëmijë të viktimës, që kanë qenë bashkautorë. Ndodhen të arrestuar. Është arrestuar edhe djali tjetër, Amarildo Meta 22 vjeç”, tha policia në një deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark