“Ekzistenca e popullit palestinez në rrezik”- Corbyn reagon ashpër pas vrasjes së 500 palestinezëve në spital – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Ekzistenca e popullit palestinez në rrezik”- Corbyn reagon ashpër pas vrasjes së 500 palestinezëve në spital

    Insajderi
    17 October 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-lideri opozitar i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn, ka reaguar pas raportimeve për vrasjen e 500 palestinezëve nga një sulm izraelit në një spital në Gaza.

    Corbyn, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se si pasojë e këtij sulmi kanë humbur jetën mjekë, pacientë e të strehuar. Ai e ka përshkruar sulmin si të “tmerrshëm”.

    “Forcat ajrore izraelite kanë goditur spitalin Al Ahli në Gaza. Më se 500 njerëz – pacientë, mjekë dhe persona që po strehohen – janë vrarë. Çfarë tmerri i papërshkrueshëm. Do të mbajmë zi përgjithmonë për humbjen e tyre”, ka shkruar ai.

    Ish-lideri opozitar britanik ka kritikuar udhëheqësit britanikë pse s’kanë ndërmjetësuar paqen në mes të Izraelit dhe Hamasit. Ai ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

    “Udhëheqësit tanë mund të flisnin për paqen. Në vend të kësaj, ata zgjodhën t’i brohorisnin luftës. Kur do të kërkohet fundi i këtyre krimeve mizore të luftës? Sa jetë palestinezësh nevojiten për t’u marrë që këto vrasje të ndalen?”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Sipas tij, ekzistenca e popullit britanik është në rrezik. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark