Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për media se Serbia ka “dyshime të caktuara” se kush e shkaktoi shpërthimin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premtën në darkë.
Gjatë adresimit të tij, Vuçiq kërcenoi vendin duke përmendur një plan të vitit 1985 që do ta zbrazte liqenin e Ujmanit.
Vuçiq tha se “nëse ndonjë nga serbët ka marrë pjesë në këtë, ata menjëherë do të arrestohen dhe do të ndiqen penalisht”. Por kjo, sipas tij “nuk do të ndodhë”.
“E solla këtu materialin e plotë të Srbijavodit (ndërmarrja publike e ujësjellësit në Serbi). Që nga viti 1985 ka pasur një ide se ne mund ta devijojmë rrjedhën e Ibrit dhe ata do të mbeten pa Gazivodë. Dhe pastaj nuk ka më liqe. Unë kam qenë gjithmonë kundër, nuk kam dashur ta përdorim natyrën për politikë. Kështu u dhamë energji elektrike. Nuk do ta shkatërrojmë, dikush ka menduar shumë marrëzi”, tha ai.
“Ne nuk kemi nevojë për terrorizëm, por një vendim administrativ dhe dy muaj punë, por unë kam qenë kundër”, tha Vuçiq.