×
Analiza

“Ekziston një urdhër i detyrueshëm…” – Çka deklaroi Prokurori në kërkesën për paraburgim ndaj biznesmenit Feim Pulaj

Insajderi
15 January 2024 - 14:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën e 9 janarit një aksion i bujshëm u zhvillua në nivel vendi nga ana e Prokurorisë e Policisë. Si rezultat i këtij aksioni në pranga ra edhe afaristi i njohur, Feim Pulaj. Por për çka saktë dyshohet Pulaj, Insajderi ju sjell detajet nga deklarimi i prokurorit të Shtetit në seancën gjyqësore.

Prokurori i Shtetit, Bekim Kodraliu pretendon se biznesmenin, Feim Pulaj ka kryer veprat penale “Dokumente të rrejshëm” dhe “Shmangie të tatimit”.

Këtë prokurori e deklaroi duke thënë se “ekziston një urdhër i detyrueshëm” nga ana e përmbaruesve privat dhe se provat ndaj Pulajt dhe të tjerët i ka mbështetur në prova konkrete.

Përveç Pulajt, prokurori përmend edhe dy biznesmenët nga Llapi, Besim Batatina dhe Bedri Batatina.

Treshja po dyshohen që me ndihmë të disa zyrtarëve të ATK-së kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 2.8 milionë euro.

Kjo duke përpiluar 23 fatura fiktive, jo legjitime. Si rrjedhojë, prokurori dyshon se nuk është kryer asnjë shërbim apo shitje.

23 faktuarat të cilat janë legjitimuar në njërën apo formën tjetër nga të pandehurit këtu prezentë janë fiktive, nuk është kryer asnjë shërbim asnjë shitje e-mailit, ketë e dokumentoi dhe e kam dokumentuar përmes provave konkrete të cilat ja kam dorëzuar gjykatës dhe ua kam lejuar që te kenë qasje ne shiqim edhe mbrojtësit”, ka thënë prokurori në seancën gjyqësore.

Sipas tij, të pandehurit Batatina kanë biznese fiktive, nuk kanë asnjë qarkullim asnjë deklarim të tatimit në ATK.

“...nuk kanë asnjë pagës tatimit për punët për punëtorët që kishin mundur angazhuar, shitja e këtyre faktuarve ne mes te Batatinës dhe BluePlan nuk janë bërë përmes xhirollogarive bankare, të pandehurit Batatina nuk kanë ofruar asnjë dëshmi sa i përket e-mailit të ofruara në faktuara, andaj këtu kemi të bëjmë me një mashtrim klasik financiar, kur e them ketë e mbështet ne të gjitha provat të cilat i elaburova edhe gjatë elaburimit të kërkesës po ashtu dëgjova se është ngarkuar subjekti afarist “BluePlan”, thuhet në dosjen të cilën e ka siguruar Insajderi.

“...po i njëjti biznes ja ka shitur edhe hotelin “Lakeside AG” e që për të njëjtat subjekte pronar është i pandehuri Feim Pulaj, raportet e kualitetit të kontrolles nga ATK-ja, i kanë sqaruar shumë qartë keqpërdorimet apo mos ndërmarrin e veprimeve të duhura ligjore nga ana të pandehurve prezentë, si rezultat i këtyre 2.8 milion euro rrezikohet të merren përmes përmbaruesit privat ngase ekziston një urdhër i detyrueshëm, andaj çdo gjë e kam potencuar në kërkesën për zbatimin e masës e kam mbështetur ne prova konkrete”, ka thënë Kodraliu përcjell Insajderi.

Prokurori tutje, sqaron se përse sipas tij kemi të bëjmë me mashtrim financiar përmes faturave fiktive.

“korniza ligjore respektivisht ligji i administratës tatimore ne nenin 76 të saj taksativisht e ka paraparë që zyrtarët e administratës tatimore gjatë punës së tyre nëse vërejnë se ka ndonjë arsye të kryerjes së veprës penale ta informojnë menjëherë departamentin e ATK-së përkundrazi ka qenë departamenti i hetimeve dhe inteligjencës së ATK-së të cilët i kanë njoftuar zyrtaret e ATK-së që janë marrë me rastin në fjalë që kemi të bëjmë me mashtrim financiar faturat fiktive nuk i duhet TVSh-ja buxhetit të Kosovës bazuar në faktura fiktive andaj siç ka potencuar edhe në dispozitivin e kërkesës në bazë të provave personale dhe materiale veprimet e të pandehurve prezent janë marrë me dashje direkte të gjitha këto me qëllim që të krijojnë dobi pasurore të paligjshme të pandehurit Feim Pulaj”, theksoi ai.

Përkundër shtrim të provave nga ana e prokurorit, të enjten (11 janar), Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë liroi biznesmenin Pulaj dhe të tjerët, duke ua ndryshuar masën.

Gjyqtari iu vendosi masën e ndalimit për t’iu ofruar vendi apo personit të caktuar.

“Të pandehurve iu ndalohet qasja dhe ofrimi në objektet e institucionit qendror të ATK-së duke përfshirë edhe të gjitha regjionet e  saj në largësinë prej 500 metra, gjithashtu të pandehurave punonjës të ATK-së, tani iu ndalohet kontaktu dhe ofrimi me të pandehurin Feim Pulaj dhe bizneseve të tij “Blueplain AG”, “Lakeide AG” dhe “Invest AG”.

/Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark