"Ekziston rreziku kryerjes së ndonjë vepre të re", çka thuhet në vendimin e gjykatës për paraburgimin e pesë policëve të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ekziston rreziku kryerjes së ndonjë vepre të re”, çka thuhet në vendimin e gjykatës për paraburgimin e pesë policëve të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut

    Insajderi
    11 July 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, si të dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

    Në aktvendimin të cilin e ka parë Gazeta Insajderi, një nga arsyet pse Gjykata vendosi paraburgimin e pesë policëve është edhe acarimi dhe tensioni që ekziston mes familjarëve të Agon Zejnullahut dhe këtyre të parëve.

    Aty thuhet se nëse të dyshuarit lihen në liri ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale

    “Gjykata vlerëson se në rastin konkret po të gjenden të pandehurit në liri, ekziston rreziku i përsëritjes ose kryerjes së ndonjë vepre të re penale, bazuar në peshën e veprës penale, rezikshmërinë shoqërore të veprës penale, pasojat e shkaktuara nga vepra penale, mënyrën e kryerjes së veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ambienti në të cilat është kryer vepra penale, rrethana këto që përmbushin kushtin ligjor për caktimin e paraburgimit konform nenit 184 par. 1 nën par. 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

    Gjykata ka vlerësuar se ekziston mundësia e përshkallëzimit të konfliktit apo tensioneve të reja.

    “Po ashtu, bazuar në faktin se të pandehurit për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, i ndjeri Agon Zejnullahu dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e veprës penale e cila u vihet në barrë të pandehurve, çka përbën një rrethanë që rrit tensionin mes të pandehurve dhe familjarëve të të ndjerit. Për më tepër ekziston mundësia e përshkallëzimit të konfliktit apo tensioneve të reja, në këto rrethana qëllimi parandalues i masës së paraburgimit është jo vetëm të garantoj mbarëvajtjen e hetimeve por edhe të parandaloj përsëritjen e veprave të ngjashme. Ky rast dhe rrethanat e cekura më lartë tregojnë se në këtë çështje penale qëndron rreziku i përsëritjes ose i kryerjes së ndonjë vepre të re penale për shkak të raporteve të acaruara mes të familjarëve të dëmtuarit dhe të pandehurve. Në bazë të këtyre rrethanave në këtë fazë të procedurës penale, masa e paraburgimit është e vetmja masë efektive për parandalimin ose kryerjen e ndonjë vepre të re penale”, thuhet në vendim.

    Me rastin e vendosjes gjykata vlerësoi mbrojtjen e të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre mirëpo të njëjtat mbrojtje gjykata i refuzoj si të pabazuara.

    jes. Në seancën ku u shqyrtua kërkesa për paraburgim, avokati i të pandehurit, Albian Ratkoceri, Urim Vokshi, e kundërshtoi ashpër këtë masë, duke e cilësuar si të pabazuar dhe duke i cilësuar të mbrojturit e tij si zyrtarë që vetëm kanë kryer detyrën.

    “Para jush nuk keni kriminelë, por pesë zyrtarë policorë, që kanë ardhur sot këtu vetëm pse e kanë kryer detyrën e tyre,” u shpreh avokati Vokshi në sallën e gjykatës.

    Ai tha se prokuroria nuk ka sqaruar si duhet lidhjen shkak-pasojë mes veprimeve të policëve dhe vdekjes së të ndjerit, duke ngritur dyshime për bazueshmërinë e akuzës.

    “…para jush nuk keni kriminel, keni zyrtarë policorë, që kanë ardhë sot këtu vetëm pse e kanë kryer detyrën e tyre andaj t’i trajtoni siç e meritojnë dhe kontakti fizik nuk të bën vrasës, tutje është e rëndësishme që prokuroria sqaron se nuk ekzistojnë rrethana të rrezikut të arratisjes apo të ndikimit në prova dhe dëshmitarë, por megjithatë prokuroria pretendon se plotësohet kushti nga neni 2.5.3 me arsyetimin pasi që në këtë çështje penale raportet mes palës së dëmtuar përkatësisht familjarëve të viktimës dhe të pandehurve janë të acaruara“.

    Vokshi shtoi se kontaktet fizike nuk përbëjnë vetvetiu vrasje dhe se duhet të provohet se si pikërisht ndërhyrja ka shkaktuar vdekjen.

    “Duke shtuar se, para jush nuk keni kriminel, keni zyrtarë policorë, që kanë ardhë sot këtu vetëm pse e kanë kryer detyrën e tyre andaj t’i trajtoni siç e meritojnë dhe kontakti fizik nuk të bën vrasës, tutje është e rëndësishme që prokuroria sqaron se nuk ekzistojnë rrethana të rrezikut të arratisjes apo të ndikimit në prova dhe dëshmitarë, por megjithatë prokuroria pretendon se plotësohet kushti nga neni 2.5.3 me arsyetimin pasi që në këtë çështje penale raportet mes palës së dëmtuar përkatësisht familjarëve të viktimës dhe të pandehurve janë të acaruara”, ka thënë ai.

    Avokati hodhi gjithashtu kritika ndaj mënyrës se si është trajtuar rasti në opinionin publik, duke përmendur se vendimi për paraburgim mund të jetë ndikuar nga presioni i ndjeshmërisë së lartë shoqërore.

    Sidoqoftë, gjykata ka konstatuar se ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe i përsëritjes së veprës penale, duke arsyetuar kështu vendosjen e masës së paraburgimit.

    27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të 7 korrikut në Lipjan, pasi u arrestua nga policia nën dyshimin se në gjendje të dehur po sulmonte automjete e kalimtarë.

    Lidhur me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark