×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ekzistonte sinjalistika”- Aksidenti që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit në Vushtrri, sqarohet Durmishi

    Insajderi
    07 November 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është sqaruar lidhur me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë mbrëmë që çoi në vdekjen e 21-vjeçarit.

    Durmishi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se në bazë të raportit që kanë pranuar nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse e punimeve në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ka ekzistuar sinjalistika dhe se aksidenti ka ndodhur në pjesën ku ka qenë i ndaluar komunikacioni, shkruan Insajderi.

    “Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë egziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesën e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni”, thuhet në shkrimin e Durmishit.

    “Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit”, vijon shkrimi I tij.

    “Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistikën në vendëpunishte”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark