Barcelona ka paralajmëruar një ndeshje speciale El Clasico më 28 nëntor, një ditë para 125 vjetorit të klubit.
Skuadra e Barca Legends do të përballet me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Al Rayyan, Katar.
Kjo ndeshje nuk është vetëm një ngjarje emocionuese për skuadrat, por edhe një festë e rëndësishme e një momenti historik të jashtëzakonshëm në historinë e Barcelonës.
Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka njoftuar për datën e ndeshjes.
“Një ditë para se FC Barcelona të festojë 125 vjetorin e saj, Legjendat e Barca do të luajnë me Legjendat e Real Madridit në stadiumin Khalifa në Katar”.
Kjo përplasje e ardhshme do të jetë takimi i tretë mes këtyre skuadrave legjendare. Ndeshja e tyre e parë ishte në vitin 2017, kur Barcelona fitoi 3-2.
Në takimin e tyre të dytë në 2021, Real Madridi gjithashtu fitoi, duke përfunduar 3-2.
Tifozët mund të presin me padurim një ndeshje argëtuese me shumë legjenda të dy klubeve që pritet të zbresin në fushë.