
Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat 4-3 në kuadër të El Clásicos, të vlefshëm për xhiron e 35-të të kampionatit.
Në një përballje dramatike me shumë kthesa, katalanasit morën një fitore të rëndësishme ndaj rivalit të përjetshëm, që i afron ndjeshëm me titullin kampion.
Për Barcelonën, Erik Garcia dhe Lamine Yamal shënuan nga një herë, ndërsa Raphinha regjistroi dy gola. Nga ana tjetër, Kylian Mbappe ishte protagonisti absolut për Real Madridin, duke realizuar një het-trik.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, Lamine Yamal u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 9.0.
Te katalanasit, paraqitje shumë të mira dhanë edhe Ferran Torres (8.0), Pedri (7.7) dhe Raphinha (7.5).
Për “mbretërit”, lojtari më i vlerësuar ishte Kylian Mbappe me notën 8.8, i ndjekur nga Vinicius Junior me 7.5.
Në anën tjetër, Lucas Vazquez (5.9) dhe Dani Ceballos (5.5) ishin më të dobëtit në fushë sipas statistikave.