Elbasan/Mbesa e raporton xhaxhain në Polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Elbasan/Mbesa e raporton xhaxhain në Polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

    Insajderi
    23 August 2025 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Elbasan ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi të njëjtin e ka raportuar mbesa e tij, 22 vjeçe, për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa dëshirën e saj.

    Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth 1 muaj më parë, teksa thuhet se Prokuroria po i vijon hetimet për verifikimin e kallëzimit.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, u tha në njoftimin e Policisë së Elbasanit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark