Elbenita Kajtazi, në koncertin e teatrit në Essen - Insajderi
×
Kulturë

Elbenita Kajtazi, në koncertin e teatrit në Essen

Insajderi
15 September 2017 - 08:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me një arie nga opera e njohur e Carl Maria von Weberit, sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi do të ngjitet në skenën e teatrit gjerman që rrumbullakon fiks 125 vjet prej themelimit. Koncerti i cili do të mbahet sot (e premte) në “Grillo-Theater” të Essenit do të shënojë përvjetorin e teatrit që konsiderohet si ndër më të vjetrit në Gjermani. Shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Essenit, Kajtazi do ta këndojë për herë të parë arien “Einst tränte eine selge Base” të operës “Der Freischütz” të kompozitorit të njohur si babai i operës kombëtare gjermane, pionier i romantizmit.

“Është hera e parë që interpretoj diçka nga kompozitori Weber, dhe ndihem jashtëzakonisht e privilegjuar që unë u përzgjodha si solistja e vetme e kësaj mbrëmjeje kaq të rëndësishme. Opera ‘Der Freischütz’ vlerësohet të jetë një ndër operat më të rëndësishme gjermane në tri akte me dialogë, me libreto të shkruar nga Friedrich Kind”, ka thënë Kajtazi. Kjo operë ishte dhënë premierë më 18 qershor të vitit 1821 në “Schauspielhaus” në Berlin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark