Elektroseveri padit ZRRE’në dhe ARBK’në, i bën “telashe” gjykatat që ta marrin vendimin më shpejt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Elektroseveri padit ZRRE’në dhe ARBK’në, i bën “telashe” gjykatat që ta marrin vendimin më shpejt

    Insajderi
    17 May 2023 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elektrosever, kompania serbe e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji për shpërndarje dhe faturim të energjisë elektrike në komunat veriore, ka paditur këtë të fundit bashkë me Agjencinë e Regjistrimit të bizneseve të Kosovës. Lënda e Elektroseverit është dërguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në Gjykatën Komerciale për trajtim. Kompania ka pretenduar për zgjatje të gjykimit, andaj iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Në një aktvendim të publikuar dje nga Kushtetuesja, njoftohet për herë të parë për padinë e “Elektroseverit” kundrejt ZRRE-së dhe ARBK-së, raporton Gazeta Insajderi.

    Kompania serbe me seli në veri të Mitrovicës ka paditur ZRRE-në lidhur me dhënien e licencës. Sipas Elektroseverit, në licencën ndaj tyre nuk iu është ofruar mundësia për vazhdim të licencimit, sikurse ka ndodhur me licencat e tjera.

    Parashtruesi i kerkeses pretendon se dispozitat e vendimit per licence te leshuar nga ZRRE-ja jane ne kundershtim me ligjet e Republikes se Kosoves per energjine kryesisht lidhur me afatet e kohezgjatjes se licences. Ne kete drejtim, parashtruesi i kerkeses thekson: “Ne nenin 25 te Licences permendet afati i vlefshmerise se licences 23.06.2027, mirepo, krahas afatit te permendur nuk qendron dispozita e cila gjendet ne licencat e tjera te leshuara, e qe parasheh mundesine e vazhdimit te saj, kesisoj mbajtesi i licences mund qe me se voni gjashte muaj para skadimit te afatit te licences te parashtroj kerkese per vazhdimin e se njejtes, e kjo ne pajtim me nenin 32, paragrafi 3 i Ligjit per Rregullatorin e Energjise dhe nenin 19 te Rregulles per licencimin e aktiviteteve te energjise””, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses.

    Një nga shqetësimet kryesore të Elektroseverit është edhe skadimi i datës për licencim.

    Mirëpo, ZRRE-ja ka bërë të ditur në komentet drejtuar gjykatës se “Elektrosever” është pajisur me licencë përbrenda tri ditësh.

    Në anën tjetër, arsyeja e padisë së ARBK-së nga ana e “Elektrosever” është mos-autorizimi për zgjerimin e aktivitetit të tyre për shpërndarje të energjisë elektrike, sipas Marrëveshjes për Energjinë, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kërkesa që Elektroseveri ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese është marrja parasysh e, siç pretendojnë ata, zgjatjes së procedurës së gjykimit kundër dy palëve të lartcekura. Kompania serbe kishte iniciuar padi ndaj ARBK-së dhe ZRRE-së më 2021-ën.

    Siç njoftohet në aktvendimin e Kushtetueses, lënda për të dy rastet ka kaluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Gjykatën Komerciale. Gjykata Komerciale në komentet e tyre ka paralajmëruar zgjatje të marrjes së vendimit, për shkak të numrit të madh të lëndëve për shkak të natyrës së njëjtë.

    Gjykata Komerciale njoftoi Gjykaten se me Vendimin nr. 347/2022 te Keshillit Gjyqesor te Kosoves te dates 28.07.2022, lenda e parashtruesit te kerkeses eshte transferuar nga Gjykata Themelore tek Gjykata Komerciale. Gjykata Komerciale theksoi se sapo ka filluar me trajtimin e lendeve te pranuara nga gjykatat tjera dhe se jane afer 1,000 len de me te vjetra me prioritet te trajtimit te njejte derisa lenda e parashtruesit te kerkeses do te trajtohet sipas radhes se regjistrimit dhe kohes se dorezimit te padise ne gjykate”, thuhet në komentin e Komerciales.

    Gjykata Kushtetuese ja ka rrëzuar pretendimet drejtorit të Elektroseverit, Boban Novakoviq, për shkelje të të drejtave të njeriut si shkak i zgjatjes së procedurës së gjykimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark