Elezi: Do të verifikohen votat të subjekteve politike, për t'i hequr dilemat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: Do të verifikohen votat të subjekteve politike, për t’i hequr dilemat

    Insajderi
    11 February 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së thotë se në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike, në formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.

    Sipas tij, kjo parashihet edhe me ligj.

    Elezi ka thënë se kësisoj do të hiqen dilemat që janë krijuar me publikimin e rezultateve preliminare online.

    Sot KQZ po fillon me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, të cilat janë pjesë nga votimet në vendvotime të rregulta, zhvilluar më 9 shkurt 2025, në 2533 vendvotime në të gjithë Kosovën. Në Qendrat Komunale të Numërimit do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike, në formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike. Ky verifikim është parë me aktet nënligjore të miratuar nga KQZ, qysh para shpalljes së zgjedhjeve dhe sigurisht që kjo do të heq të gjitha dilemat që janë krijuar në publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark