Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras

    Insajderi
    05 January 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Lista Votuese dhe regjistrimi i popullisë duhet të shihen ndaras.

    Kjo pasi sipas tij në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

    “Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, ndërkaq, në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Andaj, të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të Listës Votuese nuk mund të barazohen”, ka shkruar Elezi në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark