×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezi pretendon: Gjykata Speciale e ka informu Shabanin se do të arrestohet

    Insajderi
    06 June 2024 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh.

    E për këtë eksperti i sigurisë, Bedri Elezi po pretendon se Gjykata Speciale e ka informuar Shabanin para se të arrestohet- duke e njoftuar që do ta arrestonin për këtë çështje.

    “Unë sot në media e kam paralajmëruar se profile i të dyshuarit, Bedri Shabani është kompleks. Nuk kisha thënë se është dëshmitar i Gjykatës Speciale duke e marrë në konsideratë peshën e fjalës publike dhe pasojat juridike që janë, por mbrojtja e tij në këtë rast, Besnik Berisha e tha atë që e kemi ndarë më kolegun Drizan sot në mëngjes, ia tregova madje se Bedri Shabani iu ka drejtu Gjykata Speciale para se ta arrestonin duke e njoftuar që do ta arrestonin për këtë çështje. Ka pasur informacione që i njëjti do të arrestohej…”, ka thënë ai.

    Elezi ka thënë se dyshon që mund të gjendet ndonjë provë në këtë rast.

    “Unë dyshoj për dy arsye, e para: Duke marrë parasysh profilin e personave, pra duke ditur që Shabani është dëshmitar i Gjykatës Speciale dhe do të kemi një pasojë serioze që Kosova po arreston, që është po ashtu e Kosovës dhe trajton raste të ndjeshme, siç është rasti i Gjykatës Speciale dhe e dyta se nuk ka të arrestuar që këta persona kanë marrë informacione për të dërguar në institucione, duke marrë faktin se këta persona janë të papunë, cilat kanë qenë burimet…”, ka thënë ai.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar përgjatë ditës së djeshme Qerimin dhe Shabanin, të dyshuar për spiunazh, bashkëpunim me BIA’n serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark