Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha në T7 se do të vendosen kamera në çdo vendvotim.
Ai tha se KQZ s’do të ketë qasje në pamjet e kamerave dhe se ato “nuk mund të regjistrojnë momentin kur qytetari apo votuesi është duke votuar”.
“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë pasive dhe do të jetë i qasshëm vetëm për istitucionet ligjzbatuese”, tha Elezi, duke përmendur, PZAP-në, prokurorinë dhe gjykatat.
“Do të sigurohet fshehtësia e votës”, theksoi ai.
Sipas tij pamjetmund të shërbejnë si provë për të faktuar ndonjë zhvillim eventual në vendvotim.