Eliminimi surprizë gjatë spektaklit- Ky banorë largohet nga Big Brother VIP Albania - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Eliminimi surprizë gjatë spektaklit- Ky banorë largohet nga Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    02 March 2025 - 09:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim surprizë në spektaklin e së shtunës, ku këngëtari i ri Riki Sllamniku u largua nga gara pas vetëm katër ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Në një televotim të hapur gjatë spektaklit, ku të gjithë 19 banorët ishin të nominuar, Riki ishte i eliminuari i dytë i mbrëmjes, pas Tiri Gjocit, i cili u largua më herët.

    Pavarësisht qëndrimit të tij të shkurtër, Riki nga Kosova arriti të lërë një përshtypje të mirë brenda shtëpisë, duke krijuar lidhje me disa prej banorëve dhe duke sjellë një energji të re në format.

    Publikohen pamjet e momentit kur dyshohet se Gjesti dhe Elgi kryen marrëdhënie brenda shtëpisë
    Lexo po ashtu
    Publikohen pamjet e momentit kur dyshohet se Gjesti dhe Elgi kryen marrëdhënie brenda shtëpisë
    Megjithatë, publiku vendosi që rrugëtimi i tij të përfundonte shpejt.

    Eliminimi i tij shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku fansat shprehën zhgënjimin e tyre për largimin e parakohshëm të këngëtarit të ri.

    Big Brother VIP Albania vazhdon të sjellë surpriza, ndërsa gara bëhet gjithnjë e më e fortë me çdo spektakël të ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark