Eliminohen dy kandidatë për postin e Rektorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliminohen dy kandidatë për postin e Rektorit

    Insajderi
    30 March 2016 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë eliminuar nga gara për rektor Jusuf Musliun dhe Azem Lajqin.

    Jusuf Musliu u eliminua për shkak se nuk i plotësoi kriteret e konkursit që i bie se nuk kishte thirrje akademike në asnjë universitet,  për dallim nga Jusufi, Azem Lajqi që nuk e pati të kompletuar dokumentacionin e aplikimit për Rektor, raporton Insajderi.

    Atij mungoi vërtetimi se nuk është nën hetime. Nesër këshilli Drejtues i UP-së do të intervistojë 4 kandidatët që synojnë postin e rektorit e që janë: Marjan Dema ,Nuredin Mestani ,Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha, njofton Klan Kosova./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark