Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e parë të garave në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Nora u eliminua pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë.
Ndërkaq nga ana tjetër, Akil Gjakova e kaloi rrethin e parë të garave duke triumfuar përballë brazilianit Daniel Cargnin, në kategorinë deri në 73 kilogramë.